Πινέλο
Ρόλο
Πιστόλι
AQUA TETRALAC është një ripolinë ekologjike e cilësisë së lartë me bazë uji, për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm në sipërfaqe druri, në sipërfaqe metalike të astaruara në mënyrë të përshtatshme si dhe për rilyerjen e llaqeve të vjetra. Është produkt i certifikuar në përputhje me kriteret e Këshillit të Etiketimit Ekologjik të BE-së, miqësor ndaj përdoruesve dhe mjedisit. Është e lehtë për t’u aplikuar, ka aderim dhe mbulim të shkëlqyer, si dhe një pamje përfundimtare të shkëlqyer. Nuk zverdhet me kalimin e kohës. E disponueshme në pamje përfundimtare me shkëlqim, saten ose mat.
KOP (Komponimet organike të paqëndrueshme): Përmbajtja maksimale e ΚΟP sipas Direktivës 2004/42/EΚ, Kategoria A/a, Lloji: Y, Përdorim i brendshëm/e jashtëm për veshjet me dru dhe metal” është 130 g/l (2010). Produkti përmban një maksimum prej 79 g/l KOP.
UDHËZIME PËR SHËNDETIN, SIGURINË DHE MBROJTJEN E MJEDISIT: Të ruhet larg fëmijëve. Paketimet e boshatisura të mos përdoren për të ruajtur ushqime. Të shmanget kontakti me lëkurën dhe me sytë dhe rekomandohet që produkti të përdoret pasi të vishet uniforma e dhe syzet e punës, veçanërisht në rastet kur përdoret pompë ose pajisje aplikimi me spërkatje. Në rast kontaktim e lëkurën, lani menjëherë lëkurën me ujë dhe sapun ose me pastrues të posaçëm për lëkurën. Mos përdorni tretës. Në rast kontakti me sytë, lani menjëherë sytë me ujë të bollshëm dhe nëse është e nevojshme kërkoni ndihmë mjekësore. Në rast gëlltitjeje, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregojini mjekut paketimin përkatës ose etiketën e tij. Mos derdhni mbetje të bojës në lavaman, në tualet dhe as në koshin e plehrave. Konsultohuni me autoritetet lokale për asgjësimin e mbetjeve dhe enëve të zbrazëta të paketimit. Nëse nuk ndjeheni mirë, telefononi QENDRËN E HELMIMEVE ose një mjek.
Kujdes! Gjatë spërkatjes mund të krijohen spërkla të rrezikshme që mund të thithen gjatë frymëmarrjes. Mos thithni gjatë frymëmarrjes mjegullën ose spërklat.
Përmban1,2-benzisotiazol-3(2H)-on, përzierje prej 5-kloro-2-metil-2H-isotiazol-3-on dhe 2-metil-2H-isotiazol-3-on (3:1). Mund të shkaktojë reaksion alergjik.
Κατεβάστε το Έντυπο Τεχνικών Δεδομένων από εδώ
Κατεβάστε το Πιστοποιητικό Eco Label από εδώ
Δελτίο Δεδομένων Ασφαλείας παρέχεται εφόσον ζητηθεί. Αιτηθείτε εδώ
Πινέλο
Ρόλο
Πιστόλι
Εγγραφείτε για να λαμβάνετε τις τελευταίες ενημερώσεις σχετικά με τα προϊόντα, τις εκδηλώσεις και τα νέα μας.