Historia

1997

Themelimi i Kompanisë

Në vitin 1997 themelohet kompania e prodhimit të bojrave për ndërtim,
izoluesve, llakut dhe tregtimit të artikujve të ngjashëm TETRALUX nga
Evangelos Anastasios Tzelos në Sindos të Selanikut.

2003

TETRALUX + PANCHROM

TETRALUX bashkohet me kompaninë e mirënjohur në sektorin e bojrave, PANCHROM.

2004

Zgjerimi i Instalimimeve

Gjatë periudhës 2004-2006 përfundon zgjerimi i ambienteve të saj me
ndërtimin e një krahine të re prodhimi dhe zyrave të reja dykatëshe të
administratës në Zonën Industriale të Sindos në Selanik.

2010

Efekte Dekorative – Mondobello

Një pikë kyçe për Industrinë e Bojrave dhe Llakut TETRALUX është
bashkëpunimi ekskluziv dhe përfaqësimi me kompaninë italiane të bojrave
dekorative dhe teknikave speciale Mondobello.

2012

Investim & Zgjerim i Instalimeve

Realizohet zgjerimi i ri i ambientit të fabrikës TETRALUX

(silos për ruajtjen e lëndëve të para), së bashku me investimin për përmirësimin e automatizimit të prodhimit me pajisje ultramoderne të teknologjisë së fundit.

2018

TETRALUX + PERFECT

Njësia e Prodhimit të Bojrave për Ndërtim PERFECT bashkohet me gjithë ekipin e saj në TETRALUX.
2020

TETRALUX + ALPINA

Në janar 2020 bashkohet me të gjithë ekipin e saj në TETRALUX Industria e Bojrave ALPINA.
2021 - 2022

Investim & Zgjerim i Instalimeve

Realizohet zgjerimi i ri i instalimeve të fabrikës TETRALUX dhe krijohen
ambiente të reja për magazinim dhe prodhim.

Vizioni

Të ruajmë me përkushtim rrugën tonë të zhvillimit, e shoqëruar nga etika dhe vlerat që mbajnë të pandarë aleancën tonë me shoqërinë, njerëzit dhe mjedisin.

Përgjegjësia Shoqërore

Pjesëmarrje e vazhdueshme në aktivitete të ndryshme sociale për përmirësimin e cilësisë së jetës, duke mbështetur organizata bamirëse dhe institucione për të përmbushur nevojat e tyre.

Cilësia

Kompania zotëron të gjitha certifikatat moderne të cilësisë dhe të gjitha produktet janë në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian.
  • Kërkesat e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë ISO 9001:2015
  • Procesi i Certifikimit të Etiketës Ekologjike ECOLABEL
  • Legjislacioni i Kimisë së Përgjithshme të Shtetit në lidhje me fletët e sigurisë

Mjedisi

TETRALUX me dizajnimin e programeve investuese dhe zbatimin e sistemeve të menaxhimit synon përmirësimin e performancës së saj mjedisore.
  • Kërkesat e sistemit të menaxhimit mjedisor ISO 14001:2015
  • Udhëzime për uljen e përqindjes së Lëndëve Organike të Avullueshme (VOC të ulëta)

Karriera

Burimet Njerëzore përbëjnë për TETRALUX një faktor kyç për arritjen e objektivave të saj operacionale dhe strategjike.
  • Investon në trajnimin dhe edukimin e vazhdueshëm të stafit të saj në mënyrë që ata të përfaqësojnë Cilësinë në çdo veprimtari të tyre.
  • TETRALUX synon zhvillimin profesional dhe përmirësimin e aftësive të punonjësve përmes ofrimit të stimujve bashkëkohorë për zhvillim.
  • Krijon dhe ruan një mjedis pune të sigurt dhe të qëndrueshëm duke ofruar mundësi të barabarta për edukim dhe zhvillim.