Πινέλο

Ρόλο

Πιστόλι

ACQUA PRIMER është astari ekologjik i cilësisë së lartë me bazë uji, i përshtatshëm për përdorimin të brendshëm dhe të jashtëm si nënshtresë për bojërat me bazë uji mbi sipërfaqe prej druri. Është produkt i certifikuar në përputhje me kriteret e Këshillit të Etiketimit Ekologjik të BE-së, miqësor ndaj përdoruesve dhe mjedisit. Vendoset me lehtësi dhe paraqet ngjitësi të shkëlqyeshme në sipërfaqet të reja dhe bojatisura Shtrohet në mënyrë të barabartë, mbush sipërfaqen prej druri, fërkohet lehtësisht dhe është një nënshtresë ideale për bojërat me bazë uji
KOP (Komponimet organike të paqëndrueshme): Përmbajtja maksimale e KOP sipas Direktivës 2004/42/KE, Kategoria A/d, Lloji: Y, ‘’Për përdorimin të /të jashtëm për montimet dhe shtresat prej druri dhe metali“ është 130 gramë për litër (2010) Produkti përmban mesatarisht 79 gramë për litër.
UDHËZIME PËR SHËNDETIN, SIGURINË DHE MBROJTJEN E MJEDISIT: Të ruhet larg fëmijëve. Paketimet e boshatisura të mos përdoren për të ruajtur ushqime. Të shmanget kontakti me lëkurën dhe me sytë dhe rekomandohet që produkti të përdoret pasi të vishet uniforma e dhe syzet e punës, veçanërisht në rastet kur përdoret pompë ose pajisje aplikimi me spërkatje. Në rast kontaktim e lëkurën, lani menjëherë lëkurën me ujë dhe sapun ose me pastrues të posaçëm për lëkurën. Mos përdorni tretës. Në rast kontakti me sytë, lani menjëherë sytë me ujë të bollshëm dhe nëse është e nevojshme kërkoni ndihmë mjekësore. Në rast gëlltitjeje, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregojini mjekut paketimin përkatës ose etiketën e tij. Mos derdhni mbetje të bojës në lavaman, në tualet dhe as në koshin e plehrave. Konsultohuni me autoritetet lokale për asgjësimin e mbetjeve dhe enëve të zbrazëta të paketimit. Nëse nuk ndjeheni mirë, telefononi QENDRËN E HELMIMEVE ose një mjek. Kujdes! Gjatë spërkatjes mund të krijohen spërkla të rrezikshme që mund të thithen gjatë frymëmarrjes. Mos thithni gjatë frymëmarrjes mjegullën ose spërklat. Përmban1,2-benzisotiazolonin, përzierje prej klorometilit, isotiazolonit dhe metiloisotiazolonit (3:1). Mund të shkaktojë reaksion alergjik.
Κατεβάστε το Έντυπο Τεχνικών Δεδομένων από εδώ
Κατεβάστε το Πιστοποιητικό Eco Label από εδώ
Δελτίο Δεδομένων Ασφαλείας παρέχεται εφόσον ζητηθεί. Αιτηθείτε εδώ
Πινέλο
Ρόλο
Πιστόλι
Εγγραφείτε για να λαμβάνετε τις τελευταίες ενημερώσεις σχετικά με τα προϊόντα, τις εκδηλώσεις και τα νέα μας.