| Brands |
|---|
READY for use – bojë plastike gati për përdorim
READY është një bojë plastike me cilësi të shkëlqyer për ambientet e brëndshme.
Është një produkt inovativ që nuk kërkon hollim dhe është gati për përdorim.
Aplikohet lehtë, pa spërkatje, përhapet në mënyrë perfekte dhe jep një sipërfaqe të lëmuar mat.
Ka një performancë të përkryer dhe mbulim të lartë.
Karakterizohet nga bardhësia e lartë në pigmentin e bardhë dhe nuanca të ndritshme të pashlyeshme në pigmentet me ngjyra.
Është pa erë dhe ofron një atmosferë të këndshme , të pastër dhe hapësira të gatshme për përdorim të menjëhershëm.
Është e përshtatshme për lyerjen e mureve dhe tavaneve me materiale të ndryshme ndërtimi si suva, gips, tulla, beton, dru gjithashtu është një zgjedhje e mirë për sipërfaqet e shpatulluara.
KOP (Komponimet organike të paqëndrueshme):
Përmbajtja maksimale e KOP sipas Direktivës 2004/42/KE, Kategoria A/a, Lloji: Y, Për përdorim të brendshëm, me efekt mat (shkëlqimi <25 @ 60 °) për mure dhe tavane” është 30g/l (2010). Produkti përmban mesatarisht 29 gr/lt.
UDHËZIME PËR SHËNDETIN, SIGURINË DHE MBROJTJEN E MJEDISIT:
Të ruhet larg fëmijëve. Në rast nevoje për këshilla mjekësore, merrni me vete enën e produktit ose etiketën e tij. Të shmanget kontakti me sytë, lëkurën ose veshjet. Nëse nuk ndjeheni mirë, telefononi QENDRËN E HELMIMEVE ose një mjek. Hidhni përmbajtjen dhe enën përkatëse në përputhje me të gjitha rregulloret lokale, rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Kujdes! Gjatë spërkatjes mund të krijohen spërkla të rrezikshme që mund të thithen gjatë frymëmarrjes. Mos thithni gjatë frymëmarrjes mjegullën ose spërklat. Përmban1,2-benzisotiazol-3(2H)-on, përzierje prej 5-kloro-2-metil-2H-isotiazol-3-on dhe 2-metil-2H-isotiazol-3-on (3:1). Mund të shkaktojë reaksion alergjik.
Tel. i Qendrës së Helmimeve: +355 044 199 161
Shkarkoni fletën e të dhënave teknike nga këtu
Skeda e të dhënave të sigurisë ofrohet sipas kërkesës. Aplikoni këtu

0,75l, 3l, 10l
Gati për përdorim
Furçë

Rul

Pistoletë

12 m²/l për shtresë
1 orë
Pyetje të shpeshta
Për çfarë përdoret Ready?
Ready është bojë plastike e gatshme e përshtatshme për mure dhe tavane pa hollim. Para aplikimit sigurohuni që sipërfaqja të jetë e përgatitur siç duhet dhe konsultoni fletën teknike ose mbështetjen teknike të Tetralux.
Sa është rendimenti i Ready?
Ready ka rendiment 12 m²/l për shtresë. Konsumi real varet nga poroziteti, struktura dhe përgatitja e sipërfaqes. Për një llogaritje të saktë përdorni kalkulatorin e ngjyrave Tetralux ose kontaktoni ekipin tonë teknik.
Sa kohë i duhet Ready për t’u tharë?
Koha e tharjes është 1 orë në rreth 20-25°C dhe lagështi normale. Në kushte të ftohta ose me lagështi kërkon më shumë kohë, ndaj lëreni sipërfaqen të thahet mirë para shtresës tjetër.
Si hollohet Ready?
Hollimi i rekomanduar: Gati për përdorim. Përzieni mirë produktin para dhe pas hollimit dhe mos e kaloni raportin e sugjeruar, që të ruhen mbulueshmëria, ngjitja dhe qëndrueshmëria e shtresës.
Me çfarë veglash aplikohet Ready?
Ready aplikohet me furçë, rul dhe pistoletë. Sigurohuni që sipërfaqja të jetë e pastër, e thatë dhe e qëndrueshme, dhe ndiqni fletën e të dhënave teknike për numrin e shtresave dhe astarin e duhur.
Në cilat paketime ofrohet Ready?
Ready ofrohet në paketime 0,75l, 3l, 10l. Mund ta gjeni në pikat e shitjes Tetralux, ndërsa për sasi profesionale dhe mbështetje teknike mund të kontaktoni drejtpërdrejt kompaninë.
