Σπάτουλα
Stuko akriliku për shtresën përfundimtare STUCCOFILL
Stuccofill është stuko akriliku për shtresën e fundit që përdoret për sipërfaqe të mëdha. Produkti ka rezistencë të lartë ndaj lagështirës, ndaj vetive alkalike dhe ndryshimeve të temperaturës. Përdoret për suvatimin dhe stukimin e mureve (prej suvaje ose betoni), si dhe për aplikime dekorative. Punohet lehtësisht, ka veti të larta të mbushjes dhe aplikohet në mënyrë të shkëlqyer. Thahet shpejt pa krijuar plasaritje dhe fërkohet lehtësisht, duke ofruar një sipërfaqe të lëmuar e të qëndrueshme pa defekte. Nyjet lidhëse të karton-xhesit nuk bien në sy, falë përbërjes së tij të veçantë.
KOP (Komponimet organike të paqëndrueshme): Përmbajtja maksimale e KOP sipas Direktivës 2004/42/KE është 30 gr/lt (2010). (Kategoria A: “d”, Tipi: Y, astarë) Produkti përmban mesatarisht 29 gr/lt.
UDHËZIME PËR SHËNDETIN, SIGURINË DHE MBROJTJEN E MJEDISIT: Të ruhet larg fëmijëve. Në rast nevoje për këshilla mjekësore, merrni me vete enën e produktit ose etiketën e tij. Të shmanget kontakti me sytë, lëkurën ose veshjet. Nëse nuk ndjeheni mirë, telefononi QENDRËN E HELMIMEVE ose një mjek. Hidhni përmbajtjen dhe enën përkatëse në përputhje me të gjitha rregulloret lokale, rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Përmban: 1,2-benzisotiazol-3(2H)-on, përzierje prej 5-kloro-2-metil-2H-isotiazol-3-on dhe 2-metil-2H-isotiazol-3-on (3:1).. Mund të shkaktojë reaksion alergjik.
Tel. i Qendrës së Helmimeve: +355 044 199 161
Κατεβάστε το Έντυπο Τεχνικών Δεδομένων από εδώ
Δελτίο Δεδομένων Ασφαλείας παρέχεται εφόσον ζητηθεί. Αιτηθείτε εδώ
Related products
Εγγραφείτε για να λαμβάνετε τις τελευταίες ενημερώσεις σχετικά με τα προϊόντα, τις εκδηλώσεις και τα νέα μας.