Monotile

Monotile është një shtresë elastomerike prej akriliku e gatshme për përdorim.
Rekomandohet për hidroizolimin e sipërfaqeve para veshjes së pllakave qeramike në zona me lagështi të lartë, si banja, dushe dhe për zona të tjera pjesërisht të ekspozuara ndaj ujit, si ballkonet.
Është i përshtatshëm për ambiente të brendshme dhe të jashtme të ndërtuara me llaç çimentoje, beton, suva, karton gipsi, MDF.
KOP (Komponimet organike të paqëndrueshme):
Përmbajtja maksimale e KOP sipas Direktivës 2004/42/KE është 30 gr/litër (2010). (Kategoria A: “g”, Lloji: Y, Astarët). Produkti përmban mesatarisht 29 gr/l.
UDHËZIME PËR SHËNDETIN, SIGURINË DHE MBROJTJEN E MJEDISIT:
Të ruhet larg fëmijëve. Në rast nevoje për këshilla mjekësore, merrni me vete enën e produktit ose etiketën e tij. Të shmanget derdhja në natyrë. Hedhja e produktit dhe/ose e enës mbajtëse të tij të kryhet sipas sistemit të klasifikimit të përdorur nga Bashkia e zonës. Përmban1,2-benzisotiazol-3(2H)-on, 2metilizothiazol-3(2H)-on, përzierje prej 5-kloro-2-metil-2H-izotiazol-3-on dhe 2-metil-2H-isotiazol-3-on (3:1). Mund të shkaktojë reaksion alergjik. Kujdes! Gjatë spërkatjes mund të krijohen spërkla të rrezikshme që mund të thithen gjatë frymëmarrjes. Mos thithni gjatë frymëmarrjes mjegullën ose spërklat.
Tel. i Qendrës së Helmimeve (+30) 210 7793777



Χρήσιμα Links
- Υπολογιστής Χρωμάτων
- Υπολογιστής Υγρού Γυαλιού
- Σημεία Πώλησης
- Πολιτική Απορρήτου
- Όροι Χρήσης
- Sitemap
Εταιρεία
Brands

Copyright ©
Tetralux – All Rights Reserved | Powered by Tetralux | Πολιτική Απορρήτου & Όροι Χρήσης