750ml, 3lt, 10lt
Astar akrilik ekologjik me përmbajtje uji Tetradur
Tetradur është astar akrilik ekologjik me përmbajtje uji i tejdukshëm, i papërshkueshëm nga uji, me përbërje kokrrizash tepër të imta dhe veti të larta depërtuese.
Certifikuar sipas kritereve të Këshillit të dhënies së etiketës ekologjike të BE-së.
Rekomandohet veçanërisht për mbushjen e sipërfaqeve në ambientet e brendshme dhe të jashtme që janë lyer me bojëra akrilike dhe plastike, bojëra çimentoje, me reliev dhe ngjitës.
Produkti nuk mban erë dhe është i përshtatëm për mjedisin dhe miqësor për përdoruesin.
Produkti është i përshtatshëm për përdorim gjatë përgatitjes së sipërfaqeve të reja pasi ofron ngjitje më të mirë të bojës përfundimtare, duke forcuar dhe izoluar më shumë sipërfaqet poroze.
KOP (Komponimet organike të paqëndrueshme):
Përmbajtja maksimale e KOP sipas Direktivës 2004/42/KE është 30 gr/litër (2010). (Kategoria A: “c”, Tipi: Y, Astarë lidhës). Produkti përmban mesatarisht 14 gr/litër.
UDHËZIME PËR SHËNDETIN, SIGURINË DHE MBROJTJEN E MJEDISIT:
Të ruhet larg fëmijëve. Paketimet e boshatisura të mos përdoren për të ruajtur ushqime. Të shmanget kontakti me lëkurën dhe me sytë dhe rekomandohet që produkti të përdoret pasi të vishet uniforma e dhe syzet e punës, veçanërisht në rastet kur përdoret pompë ose pajisje aplikimi me spërkatje. Në rast kontaktim e lëkurën, lani menjëherë lëkurën me ujë dhe sapun ose me pastrues të posaçëm për lëkurën. Mos përdorni tretës. Në rast kontakti me sytë, lani menjëherë sytë me ujë të bollshëm dhe nëse është e nevojshme kërkoni ndihmë mjekësore. Në rast gëlltitjeje, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregojini mjekut paketimin përkatës ose etiketën e tij. Mos derdhni mbetje të bojës në lavaman, në tualet dhe as në koshin e plehrave. Konsultohuni me autoritetet lokale për asgjësimin e mbetjeve dhe enëve të zbrazëta të paketimit. Nëse nuk ndjeheni mirë, telefononi QENDRËN E HELMIMEVE ose një mjek.Përmban1,2-benzisotiazol-3(2H)-on, përzierje prej 5-kloro-2-metil-2H-isotiazol-3-on dhe 2-metil-2H-isotiazol-3-on (3:1). Mund të shkaktojë reaksion alergjik.
Κατεβάστε το Έντυπο Τεχνικών Δεδομένων από εδώ
Κατεβάστε το Πιστοποιητικό Eco Label από εδώ
Δελτίο Δεδομένων Ασφαλείας παρέχεται εφόσον ζητηθεί. Αιτηθείτε εδώ
50 - 100% με Νερό
Πινέλο
Ρόλο
Πιστόλι
15 - 20 m²/lt
1 Ώρα
Related products
Εγγραφείτε για να λαμβάνετε τις τελευταίες ενημερώσεις σχετικά με τα προϊόντα, τις εκδηλώσεις και τα νέα μας.